Qeveria në detyrë pritet të mblidhet sot.
Në njoftimin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se mbledhja do të fillojë në ora 09:00.
Rendi i ditës nuk është bërë i ditur.
Kujtojmë se pikërisht sot, deputetët e Kosovës do të mblidhen në tentativën e 23-të për konstituimin e Kuvendit.
Kjo seancë pritet të fillojë në ora 11:00. /Reporteri.net/