Mblidhet në Stamboll Këshilli i Ministrave të Jashtëm të OBI-së Islame, pjesëmarrje rekord në sfondin e konflikteve në Gaza dhe Iran

Sesioni i 51-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) do të zhvillohet në Stamboll më 21-22 qershor, njoftoi të premten Ministria e Jashtme turke.

Konferenca do të zhvillohet në një periudhë të tensionuar, ndërsa sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe konflikti Izrael-Iran vazhdojnë. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të jetë nikoqiri i këtij takimi të rëndësishëm, që pritet të shënojë një pjesëmarrje rekord.

Sesioni do të mbahet me temën: “Organizata e Bashkëpunimit Islamik në një Botë që Transformohet.”

Turqia, një nga anëtarët themelues të OBI-së, ka qenë vazhdimisht aktive në organizatë dhe ka pritur shumë ngjarje të rëndësishme të saj. Kjo pritet të jetë një nga mbledhjet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në historinë e OBI-së.

Numri i pjesëmarrësve pritet të arrijë rreth 1,000, ndërsa në takim do të marrin pjesë 43 ministra të jashtëm dhe 5 zëvendësministra nga vendet anëtare.

Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga mbi 30 organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, Ligën Arabe, Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit, Organizata e Shteteve Turke, OBT, OIM, si dhe organizata të tjera rajonale.

Po ashtu, në kuadër të kësaj ngjarjeje do të mbahet edhe Konferenca e Jashtëzakonshme e Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe, që për herë të parë zhvillohet në Turqi.

Ngjarja do të mbulohet nga mbi 200 gazetarë vendas dhe të huaj.

The post Mblidhet në Stamboll Këshilli i Ministrave të Jashtëm të OBI-së Islame, pjesëmarrje rekord në sfondin e konflikteve në Gaza dhe Iran appeared first on Kosovapost.net.