Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Është mbledhur për herë të parë Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetares së re, Albulena Haxhiu.

Në rend dite është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Pasditen e së mërkurës, u konstitua legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës.

Pastaj, kryetarja e re e kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca për qeverinë do të mbahej pas pak orësh.

Me 66 vota për, Kurti mbrëmë u zgjodh kryeministër për të tretën herë.