Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i afateve të aktiviteteve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot  në orën 15:00, për të zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes të datës së Zgjedhjeve Lokale 2025.

Në këtë takim, KQZ pritet që të miratojë afatet e aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.

Partitë politike tashmë veçse kanë nisur përgatitjen dhe shpalljen e kandidaturave për disa komuna. /Reporteri.net/