Në fjalën e tij hapëse, presidenti Donald Trump tha se liderët që po marrin pjesë sot në mbledhjen e parë inaguruese të Bordit të Paqes bëjnë pjesë në mesin e udhëheqësve më të mëdhenj botërore.
Mes liderëve që janë pjesë e mbledhjes janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani.
“Jemi përgjegjës shumë bashkë me njerëzit që janë këtu prezent. Disa luftëra që kanë zgjatur 30–32 vjet kemi arritur t’i mbyllim. Kemi shumë punë për të bërë, dhe po vazhdojmë të bëjmë punë të mirë. Kemi bërë një skuadër në një punë të mirë, skuadra më e mirë që kemi patur deri tani. Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqe dhe nuk e kisha idenë e imazhit që do të kishte. Unë erdha dhe vendosëm këtë paqe”, tha Trump.










