Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka reaguar me një letër publike pas një emisioni të mbrëmshëm e ku u përmend edhe pasuria e tij.

Kreu i SBASHK-ut ka thënë se sulmohet gjithnjë veç pse mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit.

Jasharaj ka thënë se ka një shtëpi modeste në Prishtinë.

“Dibrani dhe ORCA e thanë se paskan dokumente që tregojnë për pasurinë time, por se nuk paska arritur t’i printojnë. Unë nuk jam hajn as milionerë. Kam një shtëpi modeste në Pejë dhe kemi një makinë të thjeshtë që ia bleva si dhuratë vajzës sime duke hyrë në kredi për çka banka ka dokumente për këtë. Për ta riparuar kulmin e shtëpisë u detyrova të tërheq atë 10 % nga Trusti dhe në bankë mundohem të ruaj pa harxhuar shumën sa kushton një varrim sepse jamë në moshë dhe shëndetin nuk e kam si duhet. Pasuria ime më e madhja janë familja ime , nderi , krenaria që jam kryetar i SBASHK-ut dhe respekti i punëtorëve të arsimit dhe qytetarëve tjerë”, thuhet ndër të tjera në reagim.