Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Aktualisht, te Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri 1 orë e 30 minuta për të dal nga Kosova kurse 30 minuta për të hyrë në vend.

Në pikën kufitare në Muçibabë qytetarët po presin deri 1 orë për të hyrë në vend kurse për të dal 5 minuta.

Ndërsa në pikën kufitare në Merdarë për të dal nga vendi qytetarët po presin deri në 30 minuta.

Pikat e tjera kufitare në hyrje-dalje nga Kosova janë më të lira për qarkullim.

QKMK përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare e ka bërë në orën 16:35.

The post Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova appeared first on Kosovapost.net.