Vetëm në muajin e fundit të vitit 2025, Komuna e Prishtinës ka derdhur qindra mijëra euro nga buxheti publik për të përmbushur obligime që rrjedhin nga vendime gjyqësore, duke nxjerrë në pah një barrë të konsiderueshme financiare për kryeqytetin, shkruan Demokracia.com.
Sipas Raportit Mujor të Drejtorisë së Financave për muajin dhjetor 2025, të cilin e ka parë Demokracia.com, Komuna e Prishtinës ka shpenzuar gjithsej 561,901.68 euro për pagesa të vendimeve gjyqësore, vetëm gjatë dhjetorit 2025.
Këto pagesa janë realizuar në disa drejtori komunale, përfshirë administratën, arsimin, shëndetësinë, shërbimet sociale, bujqësinë, kulturën, sportin dhe sektorë të tjerë.
Shuma mbi gjysmë milioni eurosh tregon peshën që proceset dhe humbjet gjyqësore kanë mbi buxhetin komunal, duke mbyllur vitin 2025 me një ngarkesë të rëndë financiare nga obligime ligjore që janë dashur të përmbushen në fund të vitit. /Demokracia.com/









