,

Mbi 56 mijë kosovarë u infektuan me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Mbi 56 mijë kosovarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Shumica e tyre e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, derisa rreth 5 mijë të tjerë kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se dje janë konfirmuar 267 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.  Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 56 mijë e 118, me gjithsej 1 mijë e 411 raste të vdekjes.

Related Posts