Imazhet e ikjes së qytetarëve më 2015 për një jetë më të mirë drejt vendeve evropiane, të kujtojnë pamjet e luftës.
Por, eksodin e vitit 2015 duket se e ka rikthyer edhe qeverisja e Albin Kurtit, e statistikat janë goxha të frikshme.
Nga janari e deri në korrik të vitit 2024, për çdo muaj, rreth 550 kosovarë kanë lëshuar vendin drejt Bashkimit Evropian duke kërkuar azil.
Jo zyrtarisht thuhet se përgjatë vitit 2021 – 22, 107,310 qytetarë e kishin lëshuar vendin, duke mërguar për një jetë më të mirë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në vitin e kaluar, Kosovën e braktisën 41,553 qytetarë, duke e bërë kështu ikjen më të madhe të popullsisë që nga viti 2015 kur atë kohë, u shpërngulën 74,434 qytetarë nga Kosova.
Edhe statistikisht, Albin Kurti duket se e ka varfëruar popullatën, pasi të dhënat tregojnë edhe të ardhurat e atyre që dëshirojnë të emigrojnë drejt Evropës.
Sipas Institutit GAP, një person që dëshiron largimin nga Kosova, ka të hyra nga 301 euro deri në 450 euro, e ku përqindja e të anketuarve është 21.8 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Barometri i Ballkanit 2024”, Kosova kryeson në listën e vendeve, qytetarët e së cilës preferojnë të jetojnë e punojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Saktësisht, 61% e kosovarëve janë shprehur se preferojnë të jetojnë ose punojnë në Bashkimin Evropian. Sipas rezultateve të anketës nga “Barometri i Ballkanit 2024” (realizuar më 2024 me 1 mijë të anketuar gjithsej), 20 për qind e kosovarëve janë deklaruar se janë në përpjekje për të ikur, për ta braktisur vendin