Mbi 374 mijë qytetarët kanë hyrë në Kosovë nga 15 dhjetori deri më 21 dhjetor

Policia e Kosovës për FrontOnline ka dërguar të dhënat më të fundit për fluksin e qytetarëve në hyrje dhe dalje të Republikës së Kosovës gjatë muajit dhjetor, duke përfshirë të gjitha pikat kufitare tokësore dhe ajrore.

Të dhënat janë mbledhur përmes Sistemit të Menaxhimit të Integruar dhe raportimeve të pranuara nga rajonet përkatëse.

 

Sipas statistikave nga Policia e Kosovës të cilat i ka siguruar FrontOnline, lëvizja e qytetarëve ka shënuar ndryshime të dukshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me flukse të rritura kryesisht gjatë fundjavave dhe periudhave të festave.

Nga këto të dhëna lë të nënkuptohet se jo të gjithë qytetarët që kanë hyrë në Kosovë gjatë kësaj përiudhe janë bashkëatdhetarë që jetojnë jashtë vendit.

Detaje nga statistikat:

15 Dhjetor: Hyrjet shënuan 41,991 qytetarë në vitin 2024 dhe 38,965 në vitin 2025, ndërsa daljet ishin 35,438 në 2024 dhe 35,071 në 2025. Kjo tregon një stabilitet relativ në fluksin e daljeve, por një ulje të lehtë të hyrjeve.

16 Dhjetor: Hyrjet ranë nga 37,560 në 2024 në 35,595 në 2025, ndërsa daljet ranë nga 30,132 në 29,331.

 

17 Dhjetor: Hyrjet u rritën në 39,920, krahasuar me 33,005 në vitin e kaluar, ndërsa daljet arritën në 34,391, nga 28,882. Ky rritje tregon një aktivitet më të madh të qytetarëve që hyjnë dhe dalin për shërbime ose vizita.

18 Dhjetor: Hyrjet u rritën në 46,633, nga 40,024 në 2024, ndërsa daljet shënuan 34,721, nga 32,366.

19 Dhjetor: Një rritje e ndjeshme e hyrjeve në 58,779 dhe daljeve në 40,741 u regjistrua, duke reflektuar një fluks të shtuar të qytetarëve, veçanërisht për arsye tregtare dhe familjare.

20 Dhjetor: Hyrjet vazhduan të rriten në 61,514, ndërsa daljet u rritën në 37,124.

21 Dhjetor: Data më intensive e muajit, me 93,458 qytetarë që hynë dhe 44,629 që dolën, duke treguar rritjen më të madhe gjatë periudhës së festave dhe udhëtimeve të fundvitit. Për krahasim, në vitin 2024, kjo datë regjistroi 70,250 hyrje dhe 40,431 dalje.