Mbi 36 mijë fëmijë të lindur në Shqipëri këtë vit

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se gjatë këtij viti kanë lindur 36,238 fëmijë.

Ajo tha se bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, të vegjlit kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

“Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.” shkroi Manastirliu në një postim në Facebook.

Tutje bëri të ditur se me buxhetin e vitit 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.