Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 1.095.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2.972 persona.
Në anën tjetër, procesi i vaksinimit është duke vazhduar me intensitet të lartë.
Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër Covid-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim.
Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre.
“Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”, thuhet në njoftimin e MSh-së.