Një lokal është përfshirë nga zjarri sot në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ai tha se në orën 11:37 kanë pranuar informatën për zjarr në një lokal te rrethi në Fushë Kosovë.
“Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për kohë shumë të shkurtë e kanë shuar zjarrin”, ka thënë Gashi.
Gashi ka theksuar se tashëm janë duke e bërë ventilimin e hapësirës nga tymi.
The post Mbërthehet nga zjarri një lokal në Fushë Kosovë, ndërhyjnë zjarrfikësit appeared first on Kosovapost.net.