Mbëhet takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete nën kryesim të Osmanit

Këshilli Konsultativ për Komunitete, nën kryesimin e Presidentes Vjosa Osmani, diskutoi nevojat dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre të barabartë në jetën shoqërore, institucionale dhe ekonomike, transmeton KosovaPost.

Këshilli Konsultativ për Komunitete, mbajti takimin e radhës nën kryesimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e Presidenës bëhet e ditur se në këtë takim u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me nevojat dhe prioritetet e komuniteteve në vend, me fokus në pjesëmarrjen e tyre të barabartë në jetën shoqërore, institucionale dhe ekonomike.

“U theksua se përfshirja e komuniteteve në proceset shtetërore është thelbësore për realizimin e të drejtave të tyre, përfshirë të drejtat sociale, dhe për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku çdo qytetar gëzon trajtim të barabartë”.

“Anëtarët e Këshillit shprehën mirënjohjen e tyre për Presidenten Vjosa Osmani, duke vlerësuar lartë përkushtimin e saj në adresimin dhe përkrahjen e çështjeve të komuniteteve, si dhe gatishmërinë e saj për të qenë gjithmonë pranë tyre në zgjidhjen e sfidave dhe avancimin e të drejtave të barabarta për të gjithë”, thuhet në njoftim.  

 

The post Mbëhet takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete nën kryesim të Osmanit appeared first on Kosovapost.net.