Ylli i Real Madrid-it, Kylian Mbappe, ka bërë parashikimin e tij për titullin e Premier League, duke pranuar se beson se ky do të jetë viti i Arsenal-it, megjithëse Liverpooli mbetet favoriti.
Dy pretendentët për titull u përballën në ndeshjen e tyre të fundit të Premier League para pushimit për ndeshjet e kombëtareve, me Liverpool-in që fitoi falë një goli të mrekullueshëm të Dominik Szoboszlai-t.
Mbappe, 26 vjeç, ka dhënë mendimin e tij për luftën për titull në Premier League, duke pranuar se mendon se Arsenal-i do ta fitojë garën me Liverpool-in.
Duke folur për BILD, ai tha: “Sigurisht, Liverpool-i duhet të përmendet para të tjerëve, pasi ata janë kampionët në fuqi dhe duan ta mbrojnë fronin.
“Por unë gjithashtu kam shpresa të mëdha për Arsenal-in, sepse e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe luajnë bashkë për një kohë të gjatë, dhe ky është një faktor vendimtar në futboll.
“Dhe Manchester City është gjithmonë në garë gjithsesi, me Pep Guardiola-n dhe Erling Haaland.
“Ndoshta e fiton Arsenal-i, ndoshta do të jetë viti i tyre. Sigurisht që do të ishte më e lehtë të thoja City ose Liverpool”.
The post Mbappe zgjedh fituesin e Premier League: “Mund të jetë viti i tyre” appeared first on Telesport.