Kylian Mbappé po shijon një sezon të dytë si figurë kyçe te Real Madrid. Që kur Xabi Alonso mori drejtimin e ekipit si trajner, ylli francez ka shënuar tashmë 16 gola dhe ka dhënë dy asiste në 13 ndeshje
Ai ka konfirmuar pozicionin e tij si lideri teknik dhe karizmatik i “Los Blancos”. Në një intervistë me Marca, sulmuesi francesz foli për ndjenjat e tij në këtë udhëtim të ri, duke bërë paralele me epokën e Carlo Ancelotti, trajnerit të tij sezonin e kaluar.
“Kam pasur shumë trajnerë, secili me filozofinë e vet. Xabi është i ndryshëm nga Ancelotti. Ai ka metodën e tij të punës dhe ne po mësojmë se çfarë pret ai nga ne“, shpjegoi Mbappé.
“Që nga fillimi i sezonit dhe që nga Kupa e Botës për klube, jemi rritur shumë, megjithëse ende kemi vend për përmirësim. Nuk kemi fituar asgjë ende, por jemi në rrugën e duhur”, tha francezi.
Këto fjalë demonstrojnë harmoninë midis Mbappé dhe Xabi Alonso, ndërsa Real Madrid vazhdon të lulëzojë si në La Liga ashtu edhe në Evropë, i nxitur nga talenti dhe uria e numrit të tyre 7.
The post Mbappe: Xabi Alonso ndryshon shumë nga Ancelotti, të parët por s’kemi fituar ende asgjë appeared first on Telesport.










