Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior janë kthyer në një dyshe sulmuese plotësisht e paprekshme për Álvaro Arbeloa. Në 7 ndeshjet zyrtare që ka drejtuar ekipin e parë (përjashto të djeshmen, ku Vinicius mungoi prej kartonëve), mes La Liga-s, Champions League dhe Kupës së Mbretit, trajneri ka bërë rotacione, por kurrë nuk ka hequr dorë nga dy yjet e tij në sulm.
Francezi dhe braziliani po luajnë gjithçka, ndryshe nga periudha e shkurtër e Xabi Alonso. Pas disfatës 3-2 në Albacete më 14 janar, Mbappé dhe Vinicius nuk kanë humbur asnjë minutë. Ata i kanë luajtur të plota ndeshjet e La Liga-s kundër Levante, Villarreal dhe Rayo Vallecano, si edhe ato të Champions-it ndaj Monaco dhe Benfica. Mbappé ka shënuar 9 gola, 3 me penallti, ndërsa Vinicius 2.
Pas fitores 2-0 ndaj Villarrealit, Arbeloa deklaroi: “Janë dy lojtarët më të mirë në botë… Sa më shumë topa të prekin, aq më mirë”. Ai theksoi se dëshiron “lojtarët më të mirë në fushë për sa më shumë minuta”.
Ndërkohë, me Xabi Alonso, Vinicius u zëvendësua shpesh, ndërsa Mbappé u ndërrua në 9 nga 25 ndeshje. Këtë fundjavë ndaj Valencia, braziliani mungon prej kartonëve, duke e lënë Mbappé të vetëm në sulm.
The post Mbappé-Vini, dyshja e paprekshme e Arbeloa. Shifrat nuk lënë vend për dyshim appeared first on Telesport.










