Kylian Mbappé foli për mediat pas fitores 2-0 ndaj Real Oviedo. Sulmuesi francez, i cili u fishkëllye fort nga “Bernabeu” kur hyri në fushë, komentoi kritikat e tifozëve dhe lënien në stol. Ai u largua shpejt nga fusha, ndërroi rrobat dhe doli para gazetarëve për të sqaruar polemikat.
“Unë nuk luajta sepse trajneri më ka thënë se jam sulmuesi i katërt i skuadrës”, – deklaroi për mungesën në formacionin titullar. Më pas, Álvaro Arbeloa e mohoi këtë deklaratë në konferencë për shtyp: “Nuk duhet ta ketë kuptuar mirë. Nuk i kam thënë që është sulmuesi i katërt”.
Për momentin personal, Mbappé tha: “Më erdhi keq që nuk luajta në ‘El Clasico’. Nuk mund ta ndryshojmë mendimin e njerëzve. Edhe më parë më kanë fishkëllyer, është pjesë e futbollit dhe e jetës”. Ai foli edhe për udhëtimin në Itali: “Kisha autorizimin e klubit. Nuk isha i vetmi. Duhet ta pranojmë dhe të ecim përpara”.
Sa i përket marrëdhënies me Arbeloa, francezi shtoi: “Nuk kam asnjë problem me të. Duhet respektuar filozofia e trajnerit dhe unë duhet të bëj më mirë për të luajtur përpara Vinicius, Gonzalo dhe Mastantuono”. Në fund, Mbappé mohoi çdo ide largimi nga Real Madridi: “Jam shumë i lumtur në Madrid. Pse duhet të largohem?”
🗣️ Kylian Mbappé: "No he jugado porque el míster me ha dicho que para él soy el cuarto delantero de la plantilla".
📺 Sigue EN DIRECTO 𝐄𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨 𝐄𝐬𝐭𝐚𝐝𝐢𝐨 𝙎𝙤𝙡𝙤 𝙍𝙚𝙨𝙪́𝙢𝙚𝙣𝙚𝙨, en Teledeporte y @rtveplay: https://t.co/56x6E4YT2r pic.twitter.com/YPI0XHFZHQ
— Teledeporte (@teledeporte) May 14, 2026
The post Mbappé: Trajneri më ka thënë se jam sulmues i katërt te Real Madridi… appeared first on Telesport.









