Me dy golat në fitoren 4-0 ndaj Ukrainës, që kualifikoi zyrtarisht Francën në Botërorin 2026, Kylian Mbappé ka arritur 400 gola në karrierë. Sulmuesi i Real Madridit e sheh këtë shifër vetëm si një etapë. Ai synon të vazhdojë të shënojë për t’u afruar me rekordet e Lionel Messi (896 gola) dhe Cristiano Ronaldo (953 gola), dy legjenda me të cilat krahasohet.
Mbappé komentoi edhe golin nga largësia ndaj Ukrainës: “Është goli I shënuar nga distanca më e largët në karrierën time, portieri kishte dalë përpara dhe provova. Një gol është një gol, pavarësisht se shënohet nga 50 metra”.
Ai gjithashtu relativizoi arritjen: “400 gola janë bukur, por lojtarë të tjerë kanë treguar se nuk vlejnë shumë. E kam fjalën për ata të tjerët që kanë shënuar mbi 900 gola. Duhet të shënoj më shumë, që këto numra të kenë vlerë”. Në moshën 26-vjeçare, koha është nga ana e tij dhe sfida ndaj gjigantëve Messi e Ronaldo sapo ka filluar.
The post Mbappé rrumbullakos 400 gola: Para shifrave të CR7 dhe Messit, këto nuk kanë vlerë appeared first on Telesport.











