Mbappe: Nuk është problem se luajmë shumë ndeshje, por që kemi pak kohë për rikuperim

Kylian Mbappé nuk pushon së qeni temë diskutimi. Në prag të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Ukrainës dhe Francës, kapiteni i “gjelave” mbajti një konferencë për shtyp me komente që me siguri do të ngjallin diskutime.

Këtë here, ai foli në lidhje me orarin dhe ritmin e rraskapitshëm të sezoneve të futbollit. Ndërsa lojtarë të shumtë shpesh kanë denoncuar mbingarkesën e ndeshjeve, duke argumentuar se lojtarët “nuk janë makina”, Mbappé ofron një perspektivë të ndryshme.

A po luajmë shumë? Jo. Më parë mendoja kështu, por tani mendimi im ka ndryshuar. Problemi nuk është numri i ndeshjeve, por mungesa e kohës së rikuperimit“, shpjegoi sulmuesi i Real Madrid.

Nuk mbaj mend një lojtar të aftë të performonte në formën e tij më të mirë për 60 ndeshje radhazi. Fizikisht, mund të jesh gati, por jo gjithmonë në formën tënde më të mirë“, shtoi ai, duke theksuar nevojën për të menaxhuar më mirë kohën e rikuperimit.

Kampioni francez komentoi gjithashtu për perceptimin e tifozëve: “Njerëzit mendojnë se, duke pasur parasysh sa shumë fitojmë, duhet të luajmë pa u grindur. Por është thelbësore të rigjenerojmë trupin për të ruajtur intensitetin dhe spektaklin. Përndryshe, rrezikon të humbasësh ndeshje dhe kjo do të ishte problem.”

The post Mbappe: Nuk është problem se luajmë shumë ndeshje, por që kemi pak kohë për rikuperim appeared first on Telesport.