Mbappe nga minuta e parë, mungon Trent, surpriza quhet Vinicius Junior. Formacionet zyrtare PSG-Real Madrid

PSG dhe Real Madrid do të përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.

Në një supersfidë si kjo e sotmja nuk ka favorit dhe të dyja ekipet i kanë shanset 50 me 50 për të siguruar finalen. Për madrilenët do të mungojë Dean Hujisen për shkak kartonash dhe Alexander Arnold, anglezi ka pasur probleme fizike gjatë seancës së fundit stërvitore.

Mbappe e nis nga minuta e parë, ndërsa surprizë është lënia në stol e Vinicius Junior. Ndërsa zbulimi i Kupës së Botës për Klube, Gonzalo Garcia, e nis nga minuta e parë. Në anën tjetër PSG vjen me formacionin e saj më të mirë të mundshëm dhe Luis Enrique nuk ka lënë vend për surpriza.

PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Doué, Kvaratskhelia.

Real Madrid XI: Courtois; Fede Valverde, Asencio, Rüdiger, Fran García; Arda Güler, Tchouaméni, Bellingham; Gonzalo, Mbappé, Vinicius.

The post Mbappe nga minuta e parë, mungon Trent, surpriza quhet Vinicius Junior. Formacionet zyrtare PSG-Real Madrid appeared first on Telesport.