Mbappe në betejë ligjore, padit PSG-në për ngacmim moral

Kylian Mbappe ka akuzuar Paris Saint-Germain për ngacmim moral. Ju duket gjë e padëgjuar? Ndoshta, por ai thjesht ka kthyer përgjigje për një padi të ngritur kundër tij.

Ylli i Real Madridit pretendon se PSG i detyrohet 55 milionë euro në paga të papaguara. Ai ka theksuar se ndihet i pakënaqur me mënyrën se si u trajtua nga parisienët, sidomos kur u përjashtua para sezonit 2023-24 pas vendimit të tij për të mos e zgjatur kontratën.

Mbappe po pretendon për një term që gjykata e njeh si “largim nga skuadra”. Në Francë ky term përdoret zakonisht për të përshkruar një praktikë që përfshin izolimin e një sportisti nga skuadra kryesore për arsye të ndryshme.

Mbappe e befasoi PSG-në në qershor të vitit 2023 duke refuzuar rinovimin për një vit shtesë. Karriera e tij te PSG mund të kishte mbaruar atë verë, sepse kishte probleme reale me presidentin e klubit parisien.

The post Mbappe në betejë ligjore, padit PSG-në për ngacmim moral appeared first on Telesport.