Mbappé ndjek rekordet, vetëm një “hat-trick” larg Cristiano Ronaldos

Kylian Mbappé vazhdon të rrisë shifrën e golave. Dje shënoi golin e avantazhit të Real Madridit me një goditje të fortë nga kufiri i zonës, duke arritur në 56 gola në vitin kalendarik 2025, në të gjitha kompeticionet. Francezi po i afrohet Cristiano Ronaldos, i cili mban rekordin e golave në një vit kalendarik me Realin: 59 gola më 2013.

Cristiano kryeson të gjitha statistikat e goleadorëve në rang klubi, ai rekord i solli edhe “Topin e Artë” të parë. Mbappé, që ende nuk ka fituar një të tillë, ka ardhur te Reali për t’u matur drejtpërdrejt me mitin portugez dhe sot është pika kryesore e sulmit, ashtu siç ishte Ronaldo në kohën e tij.

Mbappé është vetëm një “hat-trick” larg Ronaldos (56 me 59). I kanë mbetur edhe dy ndeshje për ta barazuar dhe katër për t’ia marrë rekordin portugezit. Reali luan në Kupë ndaj Talavera dhe më pas e mbyll vitin kundër Sevilla. Francezi ka gjithsej 63 gola në vitin 2025, përfshirë 7 me Francën, ndërsa Ronaldo e mbylli 2013-tën me 69 gola.

Gjendja fizike e tij ngre pikëpyetje; Mbappé ka probleme me gjurin dhe një gisht të thyer, ndaj aktivizimi në Kupë mbetet i dyshimtë.

The post Mbappé ndjek rekordet, vetëm një “hat-trick” larg Cristiano Ronaldos appeared first on Telesport.