Kylian Mbappé ka arritur një tjetër shifër të rëndësishme me Real Madridin: 50 gola pas vetëm 64 ndeshjesh, pak më shumë se një vit nga ardhja e tij. Francezi e nisi sezonin e ri në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e para.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku kishte pasiguri te penalltitë (humbi dy të tilla ndaj Athletic Bilbao e Liverpool), këtë sezon Mbappé është shndërruar në ekzekutuesin e parë absolut, me Xabi Alonson që i ka dhënë besim të plotë. Kapiteni i Francës i ka realizuar të tria penalltitë e para: ndaj Osasunës në La Liga, dhe dy herë kundër Olympique Marseille në Champions League.
Krahasimi me idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, është i pashmangshëm. Portugezi arriti 50 gola në vetëm 54 ndeshje me fanellën e bardhë, në sezonin e dytë shënoi 9 penallti pa gabuar. Deri tani, Mbappé ka realizuar 10 nga 13 penalltitë e tij me Realin (77%), ndërsa Cristiano shënoi 79 nga 92 (85.8%).
The post Mbappé ndjek gjurmët e CR7 te Real Madridi, madje synon edhe ta parakalojë atë appeared first on Telesport.