Mbappé ndalet plotësisht, pa rrezikuar. Rikthehet vetëm në versionin e tij më të mirë

Mbappé nuk do të luajë në Arabinë Saudite, gjuri i tij nuk e lejon. U kërkua një mrekulli, por ishte e pamundur. Sipas “AS”, ishte tërësisht e pamundur. Ai ishte tashmë jashtë për gjysmëfinalen e Superkupës Spanjolle, por problem në kyçin e këmbës së majtë e bën gjithçka të paarritshme.

Klubi ka zgjedhur trajtim konservator, vetëm për të rikuperuar zonën, që Mbappé të jetë gati në mënyrë të plotë dhe jo i dëmtuar, siç ka ndodhur kohët e fundit. Pra, nuk do të rrezikohet. Pritet të vendoset nëse ai do të udhëtojë me ekipin vetëm për frymë grupi.

Klubi po ecën hap pas hapi, pa vendosur një datë të saktë si objektiv rikthimi të francezit. Ky nuk është një lëndim i zakonshëm për Kylian; por shërbeu për kthimin e Niko Mihic, mjek i besueshëm i Florentino Pérez, për të mbikëqyrur dhe siguruar diagnostikimin dhe planin optimal të rikuperimit. Receta është e qartë: pushim.

Mbappé e ka pasur problemin që nga 7 dhjetori, nga ndeshja me Celta. Nuk luajti ndaj City, por më pas u forcua me tepër, duke luajtur 270 minuta me Alavés, Talavera dhe Sevilla, pa qenë 100% i gatshëm. Strategjia e brendshme është e qartë: të kujdesen për yllin dhe kjo kërkon ndalimin e aktivitetit.

 

The post Mbappé ndalet plotësisht, pa rrezikuar. Rikthehet vetëm në versionin e tij më të mirë appeared first on Telesport.