Mbappe magjik, por Reali rrezikon shumë në fund. Inter digjet në fund, fitore e madhe nga Atalanta. Sporting nuk fal në shtëpi

Real Madrid ka fituar 3-4 në transfertën greke në Pire ndaj Olympiacos. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte padyshim Kylian Mbappe me 4 gola të shënuar.

Në Pire, Olympiacos e nisi mjaft mirë ndaj Real Madridit, Chiquinho befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të.

Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon me kokë golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Real Madridin.

Grekët e nisin me gol edhe në pjesën e dytë, Mehdi Taremi shënon me kokë në minutën e 52′. Në minutën e 60′, Vinicius Junior asiston, Mbappe shënon golin e katërt. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 80-të shënuan golin e tretë me El Kaabi.

Në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Interit në minutat e fundit. Madrilenët gjetën shpejt golin, falë Julian Alvarez në minutën e 9-të. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë. Piotr Zielinski barazoi shifrat 1-1 në minutën e 54-të, pas një kombinimi të bukur me Bony. Gimenez shënoi për spanjollët në minutën e 90+3′ me kokë, pas krosimit të Griezmann nga goditja e këndit. Inter pëson humbjen e parë në Champions League këtë sezon.

Ndërkohë, Atalanta ka marrë një fitore të madhe 0-3 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, me tre gola të shënuar për 5 minuta, Lookman 60, Ederson 62′ dhe De Ketelaere 65′. Në ndeshjen e fundit, Sporting Lisbon fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Club Brugge.

SHIKOGOLAT

The post Mbappe magjik, por Reali rrezikon shumë në fund. Inter digjet në fund, fitore e madhe nga Atalanta. Sporting nuk fal në shtëpi appeared first on Telesport.