Mbappé kundër gazetarit: Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj

Kylian Mbappé ishte gati i vetmi lojtar i spikatur i Real Madridit në Athinë, duke shënuar 4 gola kundër Olympiacos dhe siguruar fitoren, por nuk beson se skuadra varet prej tij. Në zonën mikse, ai reagoi i mërzitur kur një gazetar i përmendi termin “Mbappé-dependence”: “Nuk duhet ta thuash këtë. Duhet të thuash që Kylian është përgjegjës që fituam. Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj”.

Ai shtoi: “Çdo lojtar ka punën e vet në skuadër. Unë shënjoj gola, por pa lojtarët e tjerë nuk fitojmë. Nuk besoj se ekziston varësia, është më shumë perceptim i gazetarëve apo i njerëzve të jashtëm”.

Mbappé gjithashtu u shpreh modest: “Jam pjesë e grupit të 4 lojtarëve të Real Madridit që kanë shënuar 4 gola në një ndeshje Champions-i. Është një nder, por duhet të bëj shumë më tepër që të më krahasojnë me ta”.

The post Mbappé kundër gazetarit: Mendoj se është një pyetje e keqe, pa dashur të të ofendoj appeared first on Telesport.