Mbappe kritikon ashpër shokët e tij: Goli i katërt një turp, Reali nuk është një ekip kampionësh

Kylian Mbappe nuk u justifikua për humbjen e Realit në Lisbonë, përkundrazi ai kritikoi ashpër shokët e tij të ekipit për mungesën e qëndrueshmërishë dhe duke thënë që një ekip kampionësh nuk mund të jetë një i tillë.

“Nuk kam asnjë shpjegim të qartë. Ne nuk kemi vazhdimësi në lojë, është një problem që duhet ta zgjidhim. Ne nuk mund të jemi atje çdo ditë tjetër, ky nuk është një ekip kampion.

Dhemb pak sepse donim të kishim një shkurt për t’u përmirësuar, por ne meritojmë pozicionin në të cilin jemi. Ne luajtëm tmerrsisht keq, goli i katërt është një turp. Na mungon pak nga gjithçka. Nuk do të them se është vetëm një problem qëndrimi apo vetëm i futbollit, mendoj se është një çështje e përgjithshme dhe në Ligën e Kampioneve çdo detaj është i rëndësishëm.