Kylian Mbappe jo vetëm që është lideri i ri në fushë për Real Madrid, por francezi po kërkon të ketë ndikimin dhe në transferimet e ardhshme që do bëjë klubi madrilen.
“Defensa Central” raporton se Mbappe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të punojnë për transferimin e Michael Olise verën e ardhshme. Anësori francez po shkëlqen te Bayern dhe duket se stili i tij i lojës do përshtatej në mënyrë perfekte me sistemin e Xabi Alonso-s.
Olise nuk është francezi i vetëm që Mbappe do donte te Real Madrid, një tjetër emër është edhe Ibrahima Konate. Por, nëse transferimi i mbrojtësit të Liverpool është mëse i mundur, duke qenë se kontrata i mbaron verën e ardhshme, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Olise. 23-vjeçari është një lojtar kyç për Bayern Munich dhe bavarezët vështirë se do heqin dorë prej tij.
The post Mbappe ka një kërkesë për drejtuesit e Real Madridit, do transferimin e yllit të Bayern appeared first on Telesport.