Mediet spanjolle zbulojnë së Kylian Mbappe i ka rekomanduar Real Madridit transferimin e Michael Olise, gjatë verës së ardhshme. I transferuar në vitin 2024 nga Crystal Palace për 55 milionë euro, Olise është padyshim një nga nënshkrimet më të mira në historinë e Bayern Munich.
Vetëm këtë sezon, anësori francez ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 25 asiste, duke treguar kështu që është një nga futbollistët më të mirë në botë, gjë që ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha ndaj tij.
Duke qenë se Rodrygo ose edhe Vinicius Junior mund të largohen gjatë verës së ardhshme nga “Los Blancos”, Mbappe mendon se Olise do të ishte përforcimi i duhur për sulmin. Megjithatë, largimi i Olise, të paktën verën e ardhshme nga Bayern, duket i pamundur që të ndodhë.
Francezi është nën kontratë deri në vitin 2029, por bavarezët po punojnë për një rinovim të mundshëm, ku sigurisht do të ketë edhe një rritje të ndjeshme rroge.
The post Mbappe i rekomandon Realit transferimin e shokut të kombëtares, por shanse që të ndodhë janë shumë të pakta appeared first on Telesport.










