Real Madrid është duke fituar 3-0 ndaj Valencia, pas 45 minutave të para në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga. Francezi shënoi fillimisht nga 11-metrat në minutën e 19-të, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Tarrega gjatë një dyluftimi me Eder Militao.
Ndërhyn VAR, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe drejton gishin nga pika e bardhë, aty ku Kylian Mbappe tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 30-të, asist i mrekullueshëm i Arda Guler për Mbappe, francezi nuk mund të gabonte nga aqë afër dhe shkund portën për herë të dytë.
Në minutën e 42-të, Real Madrid fiton një tjetër penallti për faull brenda zonës nga anësori i Valencia-s, Thierry Correia. Godet Vinicius Junior, por gjuajtja e brazilianet ndalet nga portieri i miqve, Agirrezabala.
Një minutë më pas, Jude Bellingham shënon golin e tretë, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
SHIKOPENALLTINEEVINICIUSJUNIOR
The post Mbappe i pandalshëm, Guler & Bellingham fantastikë. Real Madrid i papërmbajtshëm ndaj Valencia-s (video) appeared first on Telesport.










