Mbappé, golashënuesi më i mirë i Champions-it mes atyre që s’e kanë fituar trofeun

Kylian Mbappé është ngjitur në vendin e gjashtë në historinë e Champions League për golat e shënuar, me 57 gola në 88 ndeshje, duke kaluar Ruud van Nistelrooy (56) dhe barazuar Thomas Müller (57). Ai realizoi 2 gola nga penalltia në fitoren 2-1 ndaj Olympique Marseille.

Ja statistikat e tij: 6 gola në 9 ndeshje me Monaco, 42 gola në 64 ndeshje me PSG, deri tani 9 gola në 15 ndeshje me Real Madrid. Ky rekord e bën Mbappé, lojtarin me më shumë gola në Champions, që nuk e ka fituar kurrë trofeun, sipas “Transfermarkt”, duke lënë pas edhe Ibrahimovic (48), Griezmann (42), Agüero (41) dhe Kane (40).

Mbappé tha: “Unë nuk vendos limite, dua ta ndihmoj ekipin. Nëse është për të shënuar, shënoj; nëse nevojitet për të dhënë asist, jap asist”. Ai ka arritur 50 gola me Real Madridin në 64 ndeshje, gjë që as CR7 nuk e kishte bërë kaq shpejt (51 gola në 54 ndeshje).

Shënuesit më të mirë në Champions, pa e fituar trofeun:
Kylian Mbappé – 57 gola në 88 ndeshje
Ruud van Nistelrooy – 56 gola në 73 ndeshje
Zlatan Ibrahimovic – 48 gola në 124 ndeshje
Antoine Griezmann – 42 gola në 105 ndeshje
Sergio Agüero – 41 gola në 79 ndeshje
Harry Kane – 40 gola në 57 ndeshje
Edinson Cavani – 35 gola në 70 ndeshje
David Trezeguet – 29 gola në 58 ndeshje
Roy Makaay – 29 gola në 61 ndeshje
Edin Dzeko – 29 gola në 75 ndeshje

The post Mbappé, golashënuesi më i mirë i Champions-it mes atyre që s’e kanë fituar trofeun appeared first on Telesport.