Falë bashkëpunimit me “Impect”, “CIES Football Observatory” ka zhvilluar indekse performance (me bazë 100) në 8 fusha loje. Analiza javore rendit 50 lojtarët më të mirë të fushës në secilën kategori, duke u bazuar në ndeshjet e kampionatit kombëtar të zhvilluara gjatë 6 muajve të fundit. Çdo lojtar përfshihet vetëm në kategorinë ku ka marrë vlerësimin më të lartë.
Në aspektin e finalizimit, Mbappé është vlerësuar numri një në botë, i ndjekur nga Kane, Messi, Guirassy, Luis Díaz, Álvarez, Pavlidis, Gyökeres. Menjëherë poshtë tyre surpriza Scott McTominay, i pari nga Serie A dhe i vetmi përfaqësues i kampionatit italian në listë. Vlerësimi bazohet në indeksin e performancës, lojtarin, klubin aktual dhe moshën.
📊 Top 20 finalizuesit më të mirë në botë, sipas “CIES Football Observatory”:
1. Kylian Mbappé – Real Madrid (26.8 vjeç) – 100.0
2. Harry Kane – Bayern Munich (32.2) – 96.6
3. Lionel Messi – Inter Miami (38.3) – 92.5
4. Serhou Guirassy – Borussia Dortmund (29.6) – 92.3
5. Luis Díaz – Bayern Munich (28.7) – 92.3
6. Julián Álvarez – Atletico Madrid (25.7) – 91.4
7. Vangelis Pavlidis – Benfica (26.9) – 91.3
8. Viktor Gyökeres – Arsenal (27.3) – 90.9
9. Nicolás López – Nacional (32.0) – 90.8
10. Ferran Torres – Barcelona (25.6) – 90.5
11. Scott McTominay – Napoli (28.8) – 90.5 11. Pedro Guilherme – Flamengo (28.3) – 90.0
12. Franco Mastantuono – Real Madrid (18.1) – 90.0
13. Giorgian De Arrascaeta – Flamengo (31.3) – 89.9
14. Kaio Jorge – Cruzeiro (23.7) – 89.7
15. Denis Bouanga – Los Angeles FC (30.9) – 89.5
16. Ismael Saibari – PSV (24.7) – 89.5
17. Claudio Spinelli – Independiente del Valle (28.7) – 88.7
18. Cristiano Ronaldo – Al Nassr (40.7) – 88.6
19. Ayase Ueda – Feyenoord (27.1) – 88.2
20. Paulinho Fernandes – Toluca (32.9) – 88.1
The post Mbappé është golashënuesi më i mirë në botë, sipas CIES. Ja kush e përfaqëson Serie A në këtë listë appeared first on Telesport.