Mbappé, ende i habitur: Messi është një ekzagjerim, me të dhe Neymar në stërvitje te PSG…

Nuk nevojitet një provë tjetër për të treguar se Lionel Messi është ndër më të mëdhenjtë në histori. Ta dëgjosh nga Kylian Mbappé, me të cilin ndau dhomat e zhveshjes te PSG, e bën edhe më tërheqëse.

“Messi është një ekzagjerim”, – tha ai në podcastin “The Bridge”, me Aurélien Tchouaméni dhe Achraf Hakimi. Vetëm admirim nga sulmuesi i Real Madridit dhe kapiteni i Francës, që mund të përballet me Argjentinën kampione bote.

Për Neymar: “Edhe ai, por nuk janë njësoj. Messi bën gjithçka mirë. Në stërvitje bënim nga 10 gjuajtje. Unë dhe Ney shënonim 6-7 gola, ndërsa Leo shënonte 9 nga 9, të njëjtët gola si në stërvitje për fëmijë.

Nuk më besohej si e dërgonte topin në rrjetë… Një, dy, tri, katër herë…, e shikoja dhe nuk e kuptoja. Kjoq ë po them është shumë e vërtetë”.

 

The post Mbappé, ende i habitur: Messi është një ekzagjerim, me të dhe Neymar në stërvitje te PSG… appeared first on Telesport.