Mbappe e nis nga stoli, “zbulimi” i Alonso-s e nis nga minuta e parë. Real M-Juve, formacionet zyrtare

Në “Hard Rock Stadium” në Miami, Real Madrid dhe Juventus do të përballen mes tyre për një vend për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit tjetër Monterrey-Dortmund, përballje që luhet pas mesnatës me orën tonë.

Përsa i përket supersfidës së sotme, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë titullarët më në formë të momentit. Kylian Mbappe e nis nga stoli, francezi është grumbulluar për herë të parë me ekipin këtë Kupë Bote për Klube, pasi ka pasur probleme shëndetësore. Rodrygo për herë të tretën rresht nga stoli, ndërsa ai që mund të quhet si “zbulimi” i Xabi Alonso-s këtë kompeticion, Gonzalo Garcia e nis nga minuta e parë.

Në anën tjetër, Igor Tudor lë në stol Vlahovic, në qendër luan me Kolo Muani, në anët e sulmit me Kenan Yildiz dhe Conceicao.

REAL MADRID XI; Courtois; Trent, Rüdiger, Huijsen, Fran Garcia; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Vinicius, Gonzalo, Arda Güler.

JUVENTUS XI: Di Gregorio; Kalulu, Rugani, Kelly; Costa, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Yildiz, Conceicao; Kolo Muani.

Spektakli është i garantuar kur luhet një supersfidë e tillë, por frika më e madhe është mos ndërpritet ndeshjes për shkak të motit të keq, pasi 6 ndeshje janë ndërprerë deri tani për shkak të stuhive. Një orë para ndeshjes, moti në Miami nuk është aspak i qëndrueshëm dhe ka reshje të dendura shiu.

The post Mbappe e nis nga stoli, “zbulimi” i Alonso-s e nis nga minuta e parë. Real M-Juve, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.