Kylian Mbappé nuk kërkoi justifikime pas humbjes së Real Madridit në Lisbonë, përkundrazi u tregua shumë kritik ndaj paraqitjes së skuadrës. Francezi nuk e kupton mungesën e vazhdimësisë këtë sezon: “Nuk kam një shpjegim të qartë. Nuk kemi vazhdimësi në lojë, është një problem që duhet ta zgjidhim. Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo, kjo nuk është skuadër kampione. Na dhemb pak, sepse donim ta kishim shkurtin të lirë për t’u përmirësuar, por e meritojmë pozicionin ku jemi”.
Mbappé, që ka shënuar 36 gola këtë sezon dhe realizoi dopietë në “Da Luz”, shtoi: “Kemi luajtur keq…, e pësuam për 3-2, goli i katërt nuk ndryshon asgjë. Na vjen pak turp”. Ai theksoi sërish problemin e vazhdimësisë: “Na mungojnë pak nga të gjitha. Në Champions çdo detaj është i rëndësishëm”.
Në fund, një mesazh për tifozët: “I kërkoj ‘Bernabéut’ të na mbështesë. Nuk jemi eliminuar dhe në La Liga jemi në formë të mirë. Me tifozët do të bëjmë një ndeshje të mirë të dielën”.
The post Mbappé bën autokritikë: Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo, kjo s’është skuadër kampione appeared first on Telesport.










