Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon – ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Është vetëm marsi, dhe francezi ka shënuar tashmë 29 gola në 42 ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë i klubit madrilen.

Mbappe është gjithashtu në rrugë të mirë për t’u bërë golashënuesi rekord i Real Madridit në sezonin e tij debutues. 

Domethënë, me golin e tij ndaj Rayo Vallecanos këtë fundjavë, Mbappe u barazua në vendin e pestë në atë renditje me Hugo Sanchez dhe Davor Suker.  

Sanchez shënoi 29 gola në sezonin e tij debutues në 1985/86, ndërsa edhe Suker shënoi aq në 1996/97. 

Vetëm katër lojtarë mbeten përpara Mbappes dhe rekordmeni është Ivan Zamorano, i cili shënoi në sezonin 1992/93 shënoi 37 gola në 45 paraqitje.  

Duke qenë se ka ende shumë kohë dhe ndeshje deri në fund të sezonit, Mbappe mund ta thyejë lehtësisht atë rekord. 


Lojtarët me më shumë gola në sezonin e tyre debutues për Real Madrdin  

Ivan Zamorano – 37 gola/45 paraqitje 

Cristiano Ronaldo – 33 gola/35 paraqitje 

Ruud van Nistelrooy – 33 gola/47 paraqitje 

Ronaldo Nazario – 30 gola/44 paraqitje 

Davor Suker – 29 gola/43 paraqitje 

Hugo Sanchez – 29 gola/49 paraqitje 

Kylian Mbappe – 29 gola/42 paraqitje