Në objektin e MAPL-së në Mitrovicën e Veriut është mbajtur takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës së Jugut e Mitrovicës së Veriut, i kryesuar nga Ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në të cilin takim ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Ky bashkëpunim parashihet me ligjin për kufijtë administrativë të komunave i cili parashikon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy komunave përmes krijimit të një Bordi të Përbashkët funksional. Themelimi i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut vendos një model të ri bashkëpunimi institucional, që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.
Ministri në detyrë, tutje ka thënë se, përmes bashkërendimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky bord do të ofroj një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta. “Ndërton besim dhe rritë efikasitetin duke dëshmuar se ndarjet e së kaluarës mund të tejkalohen. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim është shembull i qeverisjes së mençur dhe përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve, pa asnjë dallim”, shkroi ai.
The post Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës së Jugut e Veriut appeared first on Kosovapost.net.