Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë më 2023

Sot, në Gjykatën Themelore të Gjakovës do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ndodhi në qershor të vitit 2023.

Seanca do të nisë në orën 09:30.

Dy të akuzuarit për këtë vrasje, Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, tashmë janë paraqitur para gjykatës në një seancë të mëhershme, por të dy e kanë mohuar fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjergj Gjokaj, i cili po gjykohet si i pandehur, e ka pranuar pjesërisht fajësinë vetëm për mbajtjen pa leje të armës, mirëpo ka mohuar përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve Islamaj.

Rasti kishte ndodhur më 24 qershor 2023.

Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

I dyshuari ishte arrestuar pak kohë pas ngjarjes.