Mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovë

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës, u lexua aktakuza nga prokurori Ilir Morina, ndërkaq gjykatësja Violeta Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Fillimisht, prokurori Ilir Morina tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për mbajtjen e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prokurori tha se për të akuzuarit janë lëshuar fletërreshtimet ndërkombëtare nga gjykatësi i procedurës paraprake, për sigurimin e tye.


Morina kërkoi të zhvillohet gjykimi duke respektuar në tërësi të drejtat dhe liritë themelore.

Më pas, gjykatësja e rastit Violeta Namani-Hajra, tha se Gjykata ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke publikuar ftesën dhe aktakuzën në ueb-faqe të Gjykatës. Por, shtoi se prezent nuk është në sallë asnjë prej të akuzuarve.

Sipas saj, Gjykata është e bindur se janë bërë përpjekje për sigurimin e të akuzuarve, andaj Gjykata mori vendim që gjykimi të mbahet në mungesë.

Të akuzuarit do të mbrohen gjatë gjithë gjykimit nga mbrojtësit e tyre.

Më pas, prokurori Ilir Morina lexoi aktakuzën, ndërsa gjykatësja Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Nis gjykimi ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës