Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq sot mban mbledhje.
Në këtë komision do të intervistohet Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe ish-drejtori Driton Gashi, transmeton FaktePlus.
Në mbledhjen e kaluar Maxhuni nuk ka mundur të intervistohet pasi mungonte kuorumi.
Komisioni nis mbledhjen në ora 09:00.