Muhamet Mavraj, mik i afërt Hashim Thaçit në “Rubikon” në Klan Kosova tha se sot ishte ditë e mirë për Kosovën, duke shtuar se ditët e ardhshme do ketë mërzi të madhe tek pro-serbët.
Mavraj shton se dëshmia e sotme e diplomatit James Rubinit, sipas tij, është antiteza e të gjitha tezave të deritanishme të Prokurorisë Speciale të Hagës dhe Serbisë
“James Rubini sot e ka shkru parathënien e librit që është në ardhje, dhe që do të shkruhet ditë pas dite, dëshmitar pas dëshmitari në këta muajt e ardhshëm. Dëshmia e James Rubinit është antiteza e të gjitha tezave të deritanishme të Prokurorisë Speciale të Hagës dhe Serbisë,”, tha bashkëthemeluesi i PDK-së, Mavraj.
Profesori Mavraj tutje shtoi se edhe prokurorët brenda ishin shumë ‘nervoz’, të cilët sipas tij tentonin ta kontestonin dëshminë e Rubinit.