Matthijs de Ligt tërhoqi vëmendjen e të gjithëve te Ajax-i i Erik Ten Hag në sezonin 2018-2019, kur ekipi holandez arriti gjysmëfinalen e Champions League, duke eliminuar skuadra si Real Madridi dhe Juventusi. Mbrojtësi i fuqishëm, së bashku me Frenkie de Jong, Van de Beek, Tadic e të tjerë, tërhoqi interesin e klubeve më të mëdha: Juventus, Bayern Munich dhe më pas Manchester United.
Megjithatë, që nga largimi nga Holanda nuk ka arritur të konsolidohet. René Meulensteen, ish-asistent i Sir Alex Ferguson në “Old Trafford”, mendon se arsyeja kryesore është pesha: “Kur De Ligt arriti tek Ajax, ishte një sportist i fortë, por besoj se ka shtuar pak peshë gjatë viteve. Pavarësisht strukturës së tij të fuqishme, kjo nuk e ka ndihmuar në lojë”.
Meulensteen shton se ky sezon do të jetë vendimtar: “Gjendja e tij fizike është shqetësuese, pasi performanca dhe lidershipi i holandezit nuk janë të garantuara çdo javë. Sezonin e kaluar, lëndimet e kufizuan shpesh dhe nuk ishte gjithmonë zgjedhja e parë e Ruben Amorim.
Sidoqoftë, ai është vetëm 26 vjeç. Në fakt mendoja se ishte më i madh, duke parë të gjitha klubet ku ka luajtur. Shpresojmë që të bëhet një mbrojtës qendror i besueshëm gjatë 4 viteve të ardhshme. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.
The post “Matthijs de Ligt peshon shumë, gjendja e tij fizike është shqetësuese” appeared first on Telesport.