Matthäus kritikon Bayernin: Mungon një zëvendësues për Kane. Blerja e Luis Diaz? Ishte zgjedhje e katërt…

Merkatoja e zhvilluar deri tani nga Bayern Munich duket se nuk e ka bindur plotësisht një ish-ikonë të klubit bavarez si Lothar Matthäus. “Ardhja e Luis Diaz, një 28-vjeçari që Liverpool-i donte ta shiste sepse nuk rinovonte kontratën, për 75 milionë euro, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, – shpjegoi ai për “SportBild”.

– Kolumbiani ka sigurisht shpejtësi dhe cilësi, kështu që do të bëjë mirë dhe mund ta zëvendësojë Leroy Sané, por nëse klubi do të ishte i sinqertë me veten, do të pranonte se nuk ishte aspak zgjedhja e parë. Pas Nico Williams, Rafael Leao dhe Jamie Gittens, kolumbiani Luis Diaz ishte në fakt vetëm numri katër në listën e objektivave. Pastaj, unë nuk shoh asnjë zëvendësues të vërtetë për Harry Kane; ky është një rrezik”.

Për garën në Bundesligë, Matthäus ka pak dyshime: “Vetëm Borussia Dortmundi është një rivale e besueshme. Nëse Bayerni nuk ia komplikon vetes jetën me probleme brenda klubit dhe skuadrës, edhe BVB nuk do të përbëjë kërcënim real. Vlerësimi i sezonit të Bayernit do të varet kryesisht nga rruga në Champions League”.

The post Matthäus kritikon Bayernin: Mungon një zëvendësues për Kane. Blerja e Luis Diaz? Ishte zgjedhje e katërt… appeared first on Telesport.