Matoshi: Kurti po përdor kandidaturën e Haxhiut për të zvarritur procesin

Analisti politik Halil Matoshi për FrontOnline ka komentuar ngërçin e vazhdueshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se nuk pret që kjo çështje të zgjidhet në seancën e nesërme.

‘’Jo nuk pres’’, tha ai.

Sipas Matoshit, kjo situatë është një manovër taktike nga ana e kryeministrit Albin Kurti, që po e përdor kandidaturën e Albunena Haxhiut për të zvarritur procesin e formimit të institucioneve.

‘’Kurti e ka mjet taktik Zojën Haxhiu, për zvarritje’’ deklaroi shkurt ai për FrontOnline.