Matja e organizatës gjermane: 72% e të rinjve kosovarë e shohin të ardhmen jashtë vendit

Rreth 72 për qind e të rinjve në Kosovë e shohin veten, në nivele të ndryshme, me një të ardhme jashtë vendit.

Në një statistikë të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, të pyetur se sa e fuqishme është dëshira e tyre për t’u larguar nga Kosova, vetëm 28 për qind thanë se nuk synojnë të emigrojnë.

Nga matja e bërë prej organizatës Friedrich Ebert Stiftung, 27% e të rinjve thonë se dëshira e tyre për të dalë jashtë është e lartë ose shumë e lartë

Këto matje tregojnë se vajzat janë më të interesuara të emigrojnë nga Kosova sesa djemtë, përkundër faktit se janë djemtë ata që vendosin ta lëshojnë Kosovën më shumë.