Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, foli për garën e titullit: “Kanë mbetur pesë ‘motra’, të gjithë janë aty, por mendoj se më i forta është Interi”. Ai vlerëson ekuilibrin, forcën dhe cilësinë e skuadrës së Chivu, ndërsa paralajmëron për Milanin kryesues, që përfiton edhe nga mungesa e ndeshjeve europiane. Materazzi shton se Interi mund të ëndërrojë edhe për më shumë: “Champions League për mua luhet para dhe pas Krishtlindjeve. Skuadra gjithmonë ka reaguar pas finaleve”.
Ai kujton edhe ofertën për t’u transferuar te Roma më 2006: “Kisha mundësi të shkoja te Roma, por gjithmonë donin ‘martesë me arra’. Qëndrova tek Interi dhe mendoj se e bëra mirë. Natyrisht, do më kishte pëlqyer të luaja me Totti e De Rossi dhe të fitonim diçka bashkë në nivel klubi”.
Materazzi vlerëson Gianluca Mancini, i cili ka një tatuazh në nder të tij, teksa përmend reputacionin e mbrojtësit ‘të egër’, që Mancini e ka shfrytëzuar për t’u bërë lider te Roma dhe kombëtarja. Për kombëtaren: “Botërori pa Italinë nuk është Botëror. Nuk do të jetë i lehtë kualifikimi, duhet kaluar edhe ‘play-off’, por shpresojmë të gjejmë një kundërshtar të përballueshëm”.
The post Materazzi për titullin: Në garë shoh pesë “motra”, por Interi më duket më i forti appeared first on Telesport.