Materazzi: Interi e di që është më e fortë se Milani, por derbit nuk i dihet kurrë

Marco Materazzi, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, vlerëson superioritetin aktual të Interit: “Në këtë moment vlen statusi i kryesuesit, çka tregon se Interi është më i fortë se Milani. Dhe kjo nuk është pak”. Ai thekson se Milani është gjithsesi në formë, me “individualitete të mëdha, një mesfushë të shkëlqyer dhe trajner që di si t’i menaxhojë e vendosë lojtarët në fushë”.

Materazzi nënvizon se Allegri “ndoshta nuk ofron spektakël, por e di gjithmonë çfarë bën”. Sa i përket favoritit në supersfidën e mbrëmjes së sotme, ai kujton se derbet shpesh i përmbysin parashikimet: “Inter favorit? Në ndeshje të tilla, fusha mund të thotë gjithmonë diçka tjetër”.

Materazzi sjell si shembull sezonin e kaluar: “Ne si zikaltër nuk fituam asnjë derbi. Dhe 2-3 i Superkupës është fotografia e sezonit të fundit. Humbëm trofe që ishin tashmë në xhep, mendoj edhe për titullin kampion”.

The post Materazzi: Interi e di që është më e fortë se Milani, por derbit nuk i dihet kurrë appeared first on Telesport.