Materazzi: Interi duhet të ngrejë trofe këtë sezon, Chivu po bën shumë mirë

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit dhe i Italisë, foli për “SportMediaset”, duke komentuar formën e Cristian Chivu dhe të skuadrës së Interit. Ai tha: “Chivu po e menaxhon shumë mirë situatën. Do të kemi Superkupën e Italisë dhe shpresojmë ta ngremë një trofe, sepse ka kaluar shumë kohë pa fituar një të tillë”.

Materazzi theksoi objektivin e sezonit për zikaltrit: “Kur ke një ekip si Interi, gjithmonë duhet të synosh maksimumin. Duhet të japësh më të mirën dhe të ngresh trofe, sepse për këtë garohet. Fatkeqësisht, titullin e fiton vetëm një skuadër. Shpresoj që në fund të sezonit të shpërblehet puna e madhe e bërë, por Interi duhet të ngrejë trofe”.

Për sa i përket mbrojtësit të ri Akanji, shtoi: “Është shumë i fortë, e kam quajtur transferimin tonë më të rëndësishëm. Ka personalitet, moshë dhe pjekuri për të bërë diferencën, edhe pse më vjen keq për Pavard, që është gjithashtu një mbrojtës i madh”.

The post Materazzi: Interi duhet të ngrejë trofe këtë sezon, Chivu po bën shumë mirë appeared first on Telesport.